Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Vdes" futbolli në kryeqytet, derbi numëroi 15 lojtarë të huaj

Shkruar nga NEWSPORT
"Vdes" futbolli në kryeqytet, derbi numëroi 15 lojtarë
Partizani - Tirana

Partizani dhe Tirana luajtën mbrëmjen e djeshme derbin e 179-të mes tyre. Sfida e vlefshme për javën e 6-të të Superiores, përfundoi me shifrat 0-3 në favor të ekipit “bardheblu”.

Por ajo që ra në sy ishte numri i lartë i lojtarëve të huaj në fushë. Duket se futbolli në kryeqytet ka “vdekur”, duke u besuar më shumë futbollistëve që vijnë nga jashtë se vendasve apo prodhimeve të Superiores.

Duke u bazuar në formacionet titullare, “Demat” kishin hedhur në fushë nga fillimi 4 të huaj. Respektivisht ishin Atanaskoski, Garcia, Human dhe Bintsouka.

Në krahun tjetër, Tirana kishte plot 7 lojtarë të huaj titullar. Falaye, Patsatsia, Fernandez, Soler, Tabekou, Valerianos dhe Vera. Madje “bardheblutë” futën të tjerë të huaj gjatë zëvendësimeve, më saktë 3 prej tyre.

Abah, Dembele dhe Rafa Freitas u futën në fushë. Po ashtu edhe të “kuqtë” futën një të huaj nga stoli, Victor Da Silva. Një shenjë aspak e mirë për derbin historik, pasi në të shkuarën jemi mësuar të shohim futbollistë ikona të dalë pikërisht nga këta dy akademi.  

Poll

Lexo gjithashtu