Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U përfundojnë kontratat në fund të sezonit, 3 futbollistë te Partizani me “valixhe” në duar

Shkruar nga NEWSPORT
U përfundojnë kontratat në fund të sezonit, 3
Partizani

Jemi vetëm pak ndeshje larg përfundimit të Superiores, teksa skuadrat përveç se po luftojnë të grumbullojnë sa më shumë pikë në këto javë të mbetura, tashmë kanën nisur edhe dilemat e para për lojtarët.

Te Partizani janë 3 futbollistë që dalin të lirë në fund të këtij sezoni, pasi iu përfundojnë kontratat me klubin. 3 lojtarë janë me “valixhe” në duar dhe në qershor me shumë gjasa do të ndajnë rrugët me kryeqytetasit.

I pari pritet të jetë Binsouka, i cili nuk ka pranuar të rinovojë me skuadrën dhe largimi i tij duket i pashmangshëm.  Sulmuesi nuk dëshiron më qëndrimin në kryeqytet, pasi kërkon një tjetër aventurë në karrierën e tij.

Ndërkohë në dyshim është edhe e ardhmja e Gjelbrim Taipit. Mesfusori është një nga liderët e kësaj skuadre, sidomos pas largimeve të yjeve të ekipit. Kontrata i përfundon nq ershor dhe ende mes palëve nuk dihet nëse do të ketë në zgjatje të bashkëpunimit mes tyre apo jo, teksa lojtari nuk është kundër qëndrimit te të kuqtë.

Ndërkhë dilema e madhe është me Eleke. Ky i fundit erdhi me shumë bujë në merkaton e janari, por vetëm në sfidat e fundit ka mundur t ëmarrë minuta. Në prezantimin e tij klubi nuk ka bërë të ditur kohëzgjatjen e kontratës, por mësohet se është deri në fund të këtij sezoni me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga