Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U dëmtua ndaj Elbasanit, një tjetër lojtar i shtohet infermierisë kuqeblu

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua ndaj Elbasanit, një tjetër lojtar i shtohet
Vllaznia

Skuadra e Vllaznisë në këtë sezon duket e “mallkuar” nga dëmtimet. Shkodranët thuajse javë pas jave kanë patur mungesa të rëndësishme , teksa infermieria e tyre është mbushur.

Ndaj Elbasanit ishte 4 numri i futbollistëve që munguan për shkak dëmtimi, Gurishta, Stojanovic, Juric dhe Gruda. Ndërsa kësaj liste tashmë i është shtuar edhe një lojtar tjetër. Klinti Qato u dëmtua ndaj verdhebluve dhe u detyrua të linte fushën e lojës që në minutën e 12-të.

Kjo i ka shkaktuar “dhimbje koke” Thomas Brdaric, i cili në ndeshje të rëndësishme duhet të bëjë llogaritë pa disa nga liderët e skuadrës. Lojtari në ditët e ardhshme do t’u nënshtrohet vizitave mjekësorë për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit, teksa në Shkodër kryqëzojnë gishtat që  të mos ketë asgjë serioze.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga