Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Trajneri i Dinamos nuk i trembet Hajduk Split, Ilir Daja: Jemi përgatitur për të realizuar ëndërrën tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Dinamos nuk i trembet Hajduk Split, Ilir Daja: Jemi përgatitur
Ilir Daja

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja doli sot në konferencë për shtyp, ku foli për ndeshjen e nesërme kundër Hajduk Split, e vlefshme për turin e 3-të të UEFA Conference League. Mes të tjerash trajneri dinamovit theksoi rëndësinë e kësaj ndeshje, e cila vlen shumë për fatet e Dinamos në Europë, pa harruar kërkesën ndaj ekipit të tij, ekuilibrat në lojë: “Është një ndeshje më e vështirë se e para në Split.

Arsyeja është se e nisim në disavantazh. Duhet të shkojmë drejt golit, por është shumë e vështitë. Ata kanë një skuadër të fortë, për këtë ka meritë stafi teknik, por kanë edhe individë të mirë. Ne duhet të jemi të ekuilibruar në lojë. Sigurisht, nuk do të futemi të dorëzuar në fushë.

Jemi përgatitur për kohën që kemi pasur në dispozicion. Janë 2-3 lojtarë që kanë pasur shqetësime dhd janë në pikëpyetje për ndeshjen e nesërme. Ne do të besojmë për të realizuar ëndrrën tonë. Nuk do të jemi aq agresivë, duke parë drejt sulmit. Duhet të luftojmë fort dhe të jemi të kujdesshëm, duke mos menduar kur do të vijë goli, sepse goli mund të vijë edhe në fund. Duhet të jemi bllok si ekip.

Ndeshja në Tiranë? Dinamo ka qenë dhe është e Tiranës. Stadiumi është krenari për ne që e kemi. Por nesër jemi të barabartë me Hajdukun, sepse sezonin e kaluar kemi bërë vetëm një ndeshje këtu. Janë të mirëpritur tifozët të na mbështesin për të arritur objektivin. Dua të falënderoj dhe ekipin kroat për pritjen shumë të ngrohtë në Split dhe uroj që edhe nesër të jetë diçka e bukur”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga