
Ku ka ende kohë për të startuar sezoni i ri në Kategorinë Superiore, shumë ekipe po zhvillojnë sfida miqësore parapërgatitëse. Një prej tyre është edhe Elbasani.
Verdheblutë kanë njoftuar se ditën e shtunë më datë 19 korrik do të zbresin në fushën e lojës për t’u përballur me Pogradecin. Sfida miqësore do të zhvillohet në orën 18:00 në “Elbasan Arena”.
Kjo do të jetë sfida e fundit miqësore e Elbasanit përpara se të niset për fazë përgatitore në Greqi. Gjithashtu miqësorja tjetër ndaj Flamurtarit është anuluar për shkak të problemeve teknike.
Njoftimi zyrtar i Elbasanit:
Të shtunën zhvillojmë miqësoren e fundit para nisjes së fazës përgatitore në Greqi. Më 19 korrik përballemi në Elbasan Arena me ekipin e KF Pogradeci.
Shënim: Ndeshje e planifikuar në këtë këtë datë ndaj ekipit të Flamurtarit është anulluar për shkak të problemeve teknike.