Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Dinamo te Kombëtarja shqiptare, trajneri ZBULON sulmuesin që do t’i përshtatej Sylvinhos: Tregoi nivel të lartë atletik!

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Dinamo te Kombëtarja shqiptare, trajneri ZBULON sulmuesin që do
Fotomontazh/ Sylvinho - Logo e Dinamos

Ditmar Bicaj ka folur së fundmi për mundësinë e lojtarëve të Superiores, për të zënë një vend në Kombëtaren shqiptare.

Duke folur për “Koha Shtesë”, trajneri ka thënë se Lorenco Vila është një prej tyre që ka cilësitë për të qenë pjesë e ekipit të Sylvinhos. Kjo për shkak se Vila, sipas Bicajt, ka treguar nivel të lartë atletik në ndeshjet e Evropës.

“Unë kam qenë fanatik i prodhimit shqiptar, mendoj se 2-3 lojtar që janë më të spikaturit e Superiores janë të denjë për Kombëtaren. Për Jasir Asanin ishim skeptik, por ja ku ishte me perlat e tij na dërgoi në Europian.

Pastaj është Juljan Shehu, duhet t’i themi bravo edhe Silvinjos ishte basti i tij dhe i fituar. Për mua janë dy lojtarë sot në Superiore që i shërbejnë Kombëtares. Dua të them vetëm njërin tani, është Lorenco Vila, një lojtar që atletikisht e kam parë edhe në Europë, ishte në nivel jashtëzakonisht shumë të lartë”, tha Bicaj.

Poll

Lexo gjithashtu