Okseold Sefa
Okseold Sefa ka gati rikthimin në Superiore. Ish-mesfushori i Tiranës, i cili momentalisht aktivizohet me Kukësin në Kategorinë e Parë, është pranë rikthimit te Vora.
Burime për “Newsport.al” bëjnë me dije se lojtari është kontaktuar nga klubi voran, por ende s’ka një vendim final. Kjo për shkak se klubi aktual, Kukësi, nuk e lë të lirë mesfushorin 24-vjeçar.
Megjithatë, pritet të shihet se ç’do të ndodhë. Mësohet se lojtari mund të ndërmarrë edhe hapa ligjorë ndaj klubit verilindor, por vendimi përfundimtar mbi këtë operacion pritet të merret gjatë muajit janar.
Poll
