Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Algeria i bën "ligjin" Guinesë Ekuatoriale, Sudan përballet me humbjen në "shtëpi"

Shkruar nga NEWSPORT
Algeria i bën "ligjin" Guinesë Ekuatoriale, Sudan
Guinea Ekuatoriale - Algeria

Kanë përfunduar 2 sfidat e para të javës së 3-të të Kupës Afrikane të Kombeve. Duele këto në të cilat në total u shënuan 6 gola.

Interesante sfida e parë, mes Guinesë Ekuatoriale dhe Algerisë e cila u mbyll me rezultatin 1-3. Pjesa e parë ishte padyshim momenti ku u "vulos" edhe fati i ndeshjes pasi Algeria e gjeti 3 herë rrugën për tek porta e rivalëve. Goli i parë erdhi nga Belaid i cili u shënua në minutin e 19-të. Në një hark shumë të shkurtër minutash Chaibi shënon përsëri duke e çuar skuadrën në 2 gola avancë. Ndërsa minuti i 32-të u plotësua sërish nga një tjetër gol, ai i Maza. Duke e mbyllur sfidën në një rezultat mjaft bindës për algjerianët.

Po aq dinamike ishte edhe ndeshja mes Sudan i cili u mund në "shtëpi", nga Burkina Faso, me një rezultat 0-2. Në 45-minutat e para Traore i Burkina Fasos shënoi gol në minutën e 16-të, ndërsa goli i dyti u shënua nga Kouassi në minutën e 85-të. Gol i cili ishte dhe i fundit për ndeshjen, e cila u mbyll me triumfin e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu