Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana rikthehet shumë vite pas në kohë, bardheblutë fusin Partizanin në histori “të errët”

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana rikthehet shumë vite pas në kohë, bardheblutë fusin
Partizani - Tirana

Mbrëmjen e djeshme Tirana triumfoi në derbin e kryeqytetit përballë Partizanit me rezultatin bindës 3-0. Triumfi i djeshëm i nxorri bardheblutë nga fundi i tabelës duke i ngjitur në vendin e tetë të renditjes.

Jo vetëm fituan bindshëm, por bardheblutë janë kthyer plot 63 vite pas në kohë. Për herë të parë pas kaq shumë kohësh, një ekip i kryeqytetit fiton dy derbi radhazi me rezultat të njëjtë dhe me golavarazh prej 3 golash.

Për herë të fundit kjo ndodhi në sezonin e largët 1962-1963 kur Partizani mposhti Tirannë dy herë radhazi me shifrat 4-0. Aktualisht “Demat e Kuq” po kalojnë një periudhë jo të mirë pasi renditen në vendin e parafundit.  

Poll

Lexo gjithashtu