Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana për të "shlyer" mëkatin në Vlorë, bardheblutë kanë një "arsye" më shumë për të mposhtur Egnatian

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana për të "shlyer" mëkatin në Vlorë,
Refik Halili, Tirana

Përballë Egnatias, Tirana do të hidhet në fushën e lojës për të hequr njëherë e mirë makthet e një rënie hipotetike nga kategoria.

Sfida e javës së 31-të në "Selman Stërmasi" do të prodhojë emocione të shumta, pasi në fushë do të zbresin dy skuadra që kanë llogari të ndryshme në pozicionet përkatëse, ndaj dhe në orën 16:00, bardheblutë e kanë një "sprovë" personale për të hedhur pas krahëve momentin jo të mirë dhe shmangur më të keqen. 

Edhe pse në përballjet direkte, "djemtë" e Shehit nuk kanë qëlluar me fat në tre ndeshjet e fundit të luajtura me rrogozhinasit, ku skuadra kryeqytetase numëron 2 humbje dhe 1 fitore, në Tiranë nuk lejohen më ndalesat dhe për të motivuar akoma më shumë ekipin ka menduar presidenti Refik Halili. 

Në "tryezë" ndodhet akoma premioja e premtuar që prej ndeshjes në Vlorë me Flamurtarin, të cilën e mbylli në barazimin 1-1, ndërsa shuma mund të vijë në duart e lojtarëve, nëse ia dalin të marrin tri pikët në duelin e sotëm. 

Nga turi i "ferrit" mund të vijë dhe drita e "parajsës", ndaj te Tirana ekzistojnë stimujt pozitiv për të provuar kthesën dhe shpëtuar një sezon nën pritshmëri. 

Poll

Lexo gjithashtu