Edhe pse derbi Tirana – Partizani, e vlefshme për javën 33-të në Superiore, i përket të shkuarës, diskutimet ende vazhdojnë, aty ku kryefjala ka të bëjë me minutën e 82-të.
Pikërisht në këtë fragment të lojës, lojtarin i Tiranës preku topin me dorë në zonën e rreptësisë, ndërsa Partizani ishte në aksion. Për arbitrin Florian Lata, nuk rezultoj asgjë serioze dhe lejoi vijimin e lojës.
Moderatori i emisionit “Skaner” në MCN, Gert Çarçani, ka dalë kundër vendimit të Latës, duke i mëshuar penalltisë së mohuar për “Demat e Kuq”.
Ky rast mund të kishte ndryshuar rrjedhën dhe dinamikën e lojës, pasi rezultati ishte 1 – 1. “Mua më ngjan penallti dhe këtu arbitri Lata ka gabuar, për mua”, tha shkurtimisht Çarçani.
