
Bylis - Tirana
Ekipet e Superiores vazhdojnë intensivisht përgatitjet për sezonin e ri. Gjatë kësaj fazë përgatitore, pothuajse të gjitha ekipet kanë zhvilluar edhe ndeshje miqësore.
Të fundit e ka luajtur Tirana përballë Bylisit. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Pogradecit, përfundoi në barazim pa gola. Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja kampet, asnjëra prej tyre nuk e gjeti rrugën e rrjetës.
Pas këtij barazimi, Tirana do të përgatitet për një tjetër miqësore. Skuadra e Bledi Shkëmbit do të masë forcat në transfertë kundër Burrelit. Kjo sfidë do të zhvillohet më 9 gusht, duke nisur nga ora 17:30.
Poll