
Igli Tare
Klubi i Milanit është ende në kërkim të një drejtori sportiv prej kohësh. Por ky i fundit nuk do të vijë përpara pashkëve, siç raportojnë dhe mediat italiane ditën e sotme.
Në “pole position” për të marrë detyrën e drejtorit sportiv tek klubi kuqezi, është Fabio Paratici dhe Igli Tare. Njëri prej tyre është i sigurt që muajin tjetër do të jetë në krye të detyrës tek “djalli”.
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare është i papunë që nga qershori i vitit 2023. Tare mbajti detyrën e drejtorit sportiv në klubin e Lazios për plot 15 vite, duke u larguar më pas nga klubi kryeqytetas.
Poll