Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Terreni u rëndua”, Ilir Daja pas humbjes me Skënderbeun: Kishim shumë lojtarë të ekipit U19

Shkruar nga NEWSPORT
“Terreni u rëndua”, Ilir Daja pas humbjes me Skënderbeun:
Ilir Daja

Skënderbeu ka triumfuar në shtëpi me përmbysje përballë Dinamos, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Korçë, përfundoi 4-1 në favor të vendasve. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i Dinamos, Ilir Daja.

“Bëmë një pjesë të parë goxha të mirë, duke ditur që gjysma e lojtarëve janë të ekipit U19. Kemi pasur lojtarë mangët pasi Lorran dhe pjesa tjetër, Aliji që mori karton të verdhë, por edhe Toli. Sot ishim të detyruar të merrnim lojtarë nga U19.

 Paraqitja e tyre në pjesën e parë ishte e mirë. Me marrjen e golave në pjesën e dytë dhe rëndimin e terrenit, ndodhi kjo. Çelkupa gjatë 90 minutave nuk bëri asnjë gabim, por edhe lojtarët e tjerë ishin në nivel të mirë sepse sigurisht është hera e parë që startojnë si titullarë me Dinamon.

Ajo që ndryshoi në pjesën e dytë, nuk ishte vetëm pësimi i golave, por edhe dalja e Meksit me rëndesë në kofshë. Karamba që në start nga stafi mjekësor ishte dhënë një kohë që maksimumi që mund të përballonte ishte ky. Dalja e Karambit dhe e Meksit bëri që Jonuzi të luante në pozicion që s’ka luajtur asnjëherë, aty patëm probleme. U prish ekuilibri.

Në ndeshjen e të enjtes as Lorran dhe as Toli s’do të jenë në ekip. Por na rikthehet Aliji dhe Nani mund të rikuperohet. Luajtëm me lojtarë të rinj pasi s’kishim alternativë tjetër”, tha Ilir Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga