Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E kemi studiuar Vllazninë”, zv/trajneri i Egnatias shprehet i qetë para ndeshjes: Pa presion

Shkruar nga NEWSPORT
“E kemi studiuar Vllazninë”, zv/trajneri i Egnatias shprehet i
Julian Brahja

Ndeshja e javës së 10-të në Superiore Egnatia – Vllaznia parashikohet një “finale” e parakohshme. Në fazën e parë, shkodranët fituan 2 – 0, ndërsa ekipi rrogozhinas do përpiqet ti kthejë “reston” në shtëpi.

Diferenca mes skuadrave në tabelë është vetëm 1 pikë, çka e bën akoma më interesante. Në prag të ballafaqimi, i cili do të mbahet të të hënën në orën 17:00, ka folur zv/trajneri i Egnatias Julian Brahja:

Profesor Brahja, Egnatia përballet me Vllazninë kryesuese, si e shihni këtë sfidë në aspektin sportiv dhe psikologjik?

Ndeshja me Vllazninë këtë javë është e fortë dhe e bukur per tu parë nga te gjithë, ne e vlerësojm Vllazninë për ç’farë ka treguar deri me tani. Jemi përgatitur gjithë javën si në aspektin psikologjik dhe tekniko-taktik, besoj të japim më te mirën e mundshme.

Çfarë ka theksuar trajneri Tetova gjatë përgatitjeve për këtë ndeshje që pritet të jetë vendimtare për kreun e renditjes?

Theksi është përqendrimi në detyrat e secilit lojtarë që do jetë në fushe. Ekipi na ka lëne te kuptojmë që janë të fokusuar në zbatimin e detyrave.

Egnatia ka një mbrojtje ndër më të fortat në kampionat. Cili është sekreti i këtij stabiliteti në prapavijë?

Mbrojtja po bën shumë mirë duke pësuar shumë pak gola, por mos të harrojmë që merita është e gjithë ekipi, nuk mund të veçojë vetëm repartin e mbrojtjes, gjithë ekipi punon shumë mirë në dy fazat e lojës.

Sulmi ka prodhuar ndeshje të mira, por herë pas here mungon konkretizimi. Si po punohet për efikasitetin para portës?

Për sa i përket sulmit jemi te kënaqur per punën që bëjnë sulmuesit edhe pse ne disa ndeshje ka munguar saktësia para portës. E rëndësishme është të vazhdojmë, mos te humbim durim te fitohen ndeshjet.

Si është gjendja fizike dhe morale e skuadrës pas ndeshjeve të fundit? A ka mungesa apo rikthime të rëndësishme?

Gjendja fizike e ekipit është shumë e mirë me gjëra te vogla te ndonjë lojtari, por e përgjithshmja është mire dhe moralisht ekipi eshte shumë mirë, të gjithë për të dhënë më te mirën ndaj Vllaznisë.

Vllaznia është një skuadër në formë, me sulm të rrezikshëm. Ku mendoni se mund ta godasë Egnatia?

Vllaznia po kalon një formë të mirë dhe pse ndeshjen e fundit e humbi. Ka sulmin më të mirë për shënimin e golave deri me tani, ne e dim si loz Vllazinia e kemi studiuar si ekip.

A do të ketë ndryshime taktike në këtë ndeshje apo do të ruani filozofinë e zakonshme të lojës që ka sjellë stabilitet?

Ne kemi lojën tonë bazë, por normalisht si çdo ndeshje me ekipe te ndryshme bëjmë dhe ne ato ndryshime te nevojshme duke parë ekipin kundershtar.

Egnatia shpesh është parë si skuadër e organizuar e qetë, por gjithmonë nën presion. Si menaxhohet ky presion brenda stafit teknik?

Sa i përket presionit në skuadër nuk ka, ekipi është gjithmonë i qetë si nga stafi apo drejtuesit e klubit dhe gjithë ambjenti që e rrethon.

Çfarë mesazhi keni për tifozët e Egnatias para këtij dueli me Vllazninë, që shihet si prova e vërtetë e kampionëve?  

Kjo është një ndeshje vitrinë e futbollit shqiptar. I ftoj të gjithë tifozat e Egnaties të na mbështesin dhe shpresojmë ta shijojmë këtë ndeshje me një fitore të bukur. Me këtë rast i falenderojë te gjithë tifozat për mbështetjen qe na kanë dhënë gjatë gjithë kohës.   

Poll

Lexo gjithashtu