Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rikthimi në kryeqytet nuk do të ndodhë, zbulohet ku do të luhet përballja Dinamo – Teuta

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthimi në kryeqytet nuk do të ndodhë, zbulohet ku do të
Dinamo

Dinamo – Teuta është një nga ndeshjet e javës së 10-të të Superiores, takm ky që është pogramuar të zhvillohet ditën e dielën në orën 17:00. “Blutë” do të luajnë si pritës, por ndja durrsakëve juk do të kthehen në kryeqytet.

“Elbasan Arena” do të jetë sërish “shtëpia” e dinamovitëve edhe për këtë takim. Kjo pasi fusha e stadiumit “Selman Stërmasi” ende nuk është gati për të pritur ndeshje dhe mund të jetë gati vetëm pas sfidave të Kombëtares.

 Dueli ndaj Teutës do të jetë sfida e 3-të për Dinamon që luan si pritëse në “Elbasan Arena” në këtë sezon. Në 2 ndeshjet e tjera të zhvilluara në këtë impiant, “Blutë” e Ilir Dajës kanë arritur të marrin 2 fitore.

Kjo tregon se stadiumi i “Elbasan Arena” është si ‘hajmali’ për Dinamon e këtij sezoni, me “Blutë” që do të luftojnë të marrin një tjetër 3 pikësh në këtë stadium ndaj durrsakëve.

Poll

Lexo gjithashtu