 
Roberto Bordin nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Italiani dhe klubi kryeqytetas duket se kanë ndarë rrugët mes tyre. Humbja ndaj Elbasanit me shifrat 4-1 ka rezultuar "fatale" për të.
Kjo pasi sipas “shtypi të shkruar” bëhet me dije se stërvitja e paraditës së sotme është anuluar dhe Bordin është larguar nga bardheblutë. Zyrtarizimi i kësaj lëvizje pritet të ndodhë në orët në vazhdim.
Kujtojmë se Bordin e mori drejtimin e Tiranës në javën e 3-të të kampionatit, saktësisht më 7 shtator, por pa mundur ta nxjerrë ekipin nga zona e ftohtë e klasifikimit.
Pas 9 javësh kampionat të zhvilluara deri më tani, Tirana ka grumbulluar 6 pikë dhe aktualisht mban vendin e parafundit në klasifikim. Tirana me në krye Bordin ka arritur të luajnë 7 ndeshje, ku ka siguar 1 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       