Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Deklarata e Ilir Dajës pas derbit me Partizanin, trajneri i Dinamos “duartroket” Arbër Abilaliajn

Shkruar nga NEWSPORT
Deklarata e Ilir Dajës pas derbit me Partizanin, trajneri i Dinamos
Ilir Daja - Arber Abilaliaj/ Fotomontazh

Dinamo luajti dje kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ia doli të triumfonte me rezultatin 2-0  në një sfidë që veç golave, pati brenda edhe spektakël. Një gjë të tillë e evidentoi edhe trajneri kryeqytetas, që me përvojën e vet, u ndal edhe te paraqitja e kundërshtarit.

Ajo që ra në sy ishte vlerësimi i 59-vjeçarit për të kuqtë, paçka se pikët në tabelën e renditjes tregojnë një skuadër që po vuan në këtë sezon futbollistik. “Duhet thënë dhe vlerësuar edhe kundërshtari. Të gjithë si grup luajnë futboll të mirë”, deklaroi ai duke lënë të nënkuptohet se puna e ish drejtorit sportiv, Arbër Abilaliaj mund të vlerësohet pozitivisht.

Por, pikët në klasifikim janë ato që djegin shumë. Në një kohë kur një trajner me përvojë si Daja vlerëson një grup lojtarësh, padyshim edhe shifrat në letra i japin të drejtë për vlerën që kanë futbollistët e Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu