Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Humbja me Flamurtarin prish “MAGJINË” e Edi Martinit, Vllazninë e pret javë “ferri”

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja me Flamurtarin prish “MAGJINË” e Edi Martinit,
Vllaznia - Egnatia

Disfata me Flamurtarin në Vlorë ka kthyer me “këmbë në tokë” Vllazaninë. Nga analistët e deri te lojtarët e trajnerët rival, ekipi i Edi Martinit konsiderohej pretendent për tu mundur, por rrjedha ka marrë tjetër qasje “sa hap e mbyll sytë”.

Të hënën, Vllaznia zbret në fushë ndaj Egnatias në Rrogozhinë, java e 10-të e Superiores. Takim shumë i vështirë në “letër” për Bekim Balajn me shokë.

Të shtunën e datës 8 nëntor grupi i Edi Martinit pret në “Loro Boriçi” Dinamon e Ilir Dajës, java e 11-të. Këto dy ndeshjet ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë do të japin “panoramë” të qartë rreth shanseve që kuqeblutë kanë për titullin.    

Poll

Lexo gjithashtu