
Tirana
Sezoni që po kalon aktualisht skuadra e Tiranës është nga më të dobëtit e viteve të fundit. Përveç vitit 2017 ku bardheblutë ranë nga kategoria për herë të parë në histori, edhe këtë sezon rrezikohet shumë një rënie nga Superiorja.
Në pozicionin e parafundit të vendit të 9-të tek Tirana, ka të bëjë shumë dhe faktori i mbrojtjes. Bardheblutë janë mbrojtja e dytë që ka pësuar më shumë gola në Superiore, 40 gola të pësuar në 31 javë të zhvilluara.
Po aq gola sa ekipi kryeqytetas ka pësuar dhe Teuta e vendit të shtatë. Ndërsa mbrojtja më e dobët në kampionat është ajo e Bylisit, me 46 gola të pranuar. Mallakastriotët pozicionohen në vendin e tetë, me një pikë më shumë se Tirana.
Poll