
Drejtuesit e Vorës po veprojnë në tregun e transferimeve me afrime dhe largime. Së fundmi, kampionët e Kategorisë së Parë kanë njoftuar arritjen e bashkëpunimit me një qendërsulmues.
Bëhet fjalë për Luis Felipen, i cili është bërë lojtari më i ri i Vorës. Lajmin për transferimin e 24-vjeçarit brazilian e ka bërë të ditur vetë klubi “blu” përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Zyrtare! Luiś Felipe është futbollisti i Vorës
Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Luiś Felipe është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Luiś është aktivizuar me disa ekipe në kampionatin brazilian si Fc Itabirito, Volta Redonda dhe Sc Aymorés.
Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Luiś Felipes dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.”, shkruan Vora.