Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ka oferta nga Rusia dhe Ukraina, Itodo Mandela në rrjetet sociale: Pse po zgjat kaq shumë?!

Shkruar nga NEWSPORT
Ka oferta nga Rusia dhe Ukraina, Itodo Mandela në rrjetet sociale: Pse po
Itodo Mandela

Itodo Mandela është një nga futbollistët më të kërkuar në këtë merkato. Paraqitjet e tij pozitive me Dinamon në sezonin e kaluar kanë tërhequr vëmendjen e disa ekipeve.

Kryesisht nga Rusia dhe Ukraina, teksa pritet të sjellë të ardhura në arkat e Dinamos. Por gjithsesi sulmuesi nga “Blutë” mund të largohet vetëm pas avanturës së Dinamos në Conference League.

Se fundmi nigeriani ka bërë një postim në rrjetet sociale. Madje sulmuesi ka shkruar se nëse pyesni vetëm se pse po zgjat kaq shumë një situatë, atëherë thekson se gjërat e mira duan kohë dhe sigurisht që fitoret do të vijnë.

“Nëse po pyesni veten pse po zgjat kaq shumë, mos harroni se gjërat e mira duan kohë, prandaj relaksohuni, fitoret tuaja janë duke ardhur”, ka shkruar sulmuesi.

Kujtojmë se në sezonin e parë me Dinamon, Mandela ka luajtur në 33 ndeshje, ka mundur të shënojë 21 gola dhe të dhurojë edhe 5 asiste.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Itodo Mandela (@itodomandela)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga