
Vllaznia - UTA Arad
Vllaznia vazhdon që të përgatitet për Kupat e Evropës. Krah stërvitjes intensive, ekipi shkodran po zhvillon edhe ndeshje miqësore, për të parë nivelin e lojtarëve dhe sidomos afrimeve të reja.
Pasditen e sotme, shkodranët kanë triumfuar me rezultatin 1-0 përballë UTA Arad. Ishte kapiteni Bekim Balaj ai që shënoi golin e fitores për Vllazninë, në këtë test miqësor përballë rumunëve.
Pas një aksioni model nga shkodranët, mjaftoi një prekje klasi nga kapiteni, për të dërguar topin në rrjetë. Kështu, trajneri Edi Martini mori sot sinjale mjaft pozitive nga lojtarët.
Goli i Bekim Balaj
Poll