Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana me drejtor të ri teknik, bardheblutë zyrtarizojnë krahun e djathtë të Erbim Fagut

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana me drejtor të ri teknik, bardheblutë zyrtarizojnë krahun e
 

Tirana ia besuar Vangjel Miles rolin e drejtorit teknik të Akademisë. Mile ishte zëvendëstrajner i ekipit të parë, teksa klubi e sheh në të ardhmen si urë lidhëse për të përzgjedhur talentet.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se Vangjel Mile do të jetë Drejtori Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana.

Mile ishte së fundmi zv. trajner i ekipit të parë KF Tirana, por duke parë eksperiencën që ai ka, klubi i ka besuar këtë pozicion të ri. Kemi besimin se Mile do të jetë një ndihmë e madhe dhe urë lidhëse e fortë mes talenteve të së ardhmes dhe kontigjentit të ekipit të parë.

KF Tirana e falënderon për kontributin e dhënë si pjesë e stafit teknik në ekipin e parë KF Tirana, duke i uruar suksese në detyrën e re, si pjesë e strukturës më të rëndësishme të Akademisë bardh’ e blu”, shkruhet në njoftimin e klubit të Tiranës.

Puna për sezonin e ardhshëm ka filluar. Kryeqytetasit vazhdojnë të tregojnë seriozitet me moshat ku shpesh dhe kanë furnizuar ekipin e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga