
Fitorja me “poket” ndaj Bylisit ka rikthyer frymën pozitive te Tirana. Kështu me 3 pikë debutoi Gugash Magani në stolin e kryeqytetasve. Timonieri i ndihmuar edhe nga pauza e Kombëtars, pati në dispozicion më shumë kohë për të përgatitur ekipin për javët e ardhshme dhe për të përçuar te skuadar idetë e tij.
Por pavarësisht kësaj, problemet për Gugash Maganin kanë filluar. Tirana fillimisht do të sfidojë Elbasanin dhe më pas do të luajë derbin e kryeqytetit ndaj Partizanin. Sigurisht sfida ndaj të kuqve është shumë delikate dhe mjaft e rëndësishme.
Problemi kryesor për Maganin janë kartonët e futbollistëve. Gledi Mici dhe Aldo Gjumsi janë të ndëshkuar dhe kanë nga 3 kartonë të verdhë. Nëse ndaj Elbasanin ndëshkohen sërish atëherë do të mungojnë në derbi ndaj Partizanit.
Magani “kryqëzon gishtat” që të paktën ndaj Elbasanit asnjëri prje tyre të mos ndëshkohet, pasi në të kundërt do të humbasin sfidën më të rëndësishme të sezonit ndaj “Demave”. Kujtojmë se dueli me Elbasanin do të luhet në “Elbasan Arena” ditën e dielë në orën 17:00, ndërsa derbi i madh i kryeqytetit ndaj Partizanit do të zhvillohet më 1 dhjetor në orën 19:00 dhe është i vlefshëm për javën e 15-të të Superiores.