Në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ka pasur debat të ashpër mes ish-arbitrit të FIFA-s Lorenc Jemini dhe gazetarit e drejtorit të “SuperSport” Ylli Aga.
Tema ka pasur qasje te deklarata e para disa ditëve, ku Jemini u shpreh se ekipi i Tiranës duhet të përjshtohet nga Superiorja, pasi bardheblutë kërkuan të braktisinin ndeshjen ndaj Elbasanit në “Elbasan Arena”, e mbyllur 1 – 1.
Aga ka lexuar rregulloren në studio dhe sipas tij në asnjë pikë nuk përmendet përjashtimi i një ekipi nëse refuzon të luaj pjsërisht ose plotësisht.
Replika e Jeminit ka qenë “brisk”, madje duke u shprehur se Aga me këtë deklarat po i jep kurajo ekipeve të tjera të elitës në futbollin shqiptar.
Ylli Aga: Për ngjarjen që ndodhi në ndeshjen Elbasani – Tirana, Lorenc Jemini tha me kopetencë që pas këtij rasti, Tirana duhet të përjashtohet nga kampionati. Dhe unë iu përgjigja se nuk ka pikë të rregullores që e mbështet këtë argumentim. Pastaj, Lorenci tha se Ylli nuk e di rregulloren.
Rregullorja thotë, neni 37-të: ‘Nëse një klub refuzon të luaj një ndeshje plotësisht ose pjesërisht, në kampionatin kombëtare të Abissnet Superiore, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, përveç masave të tjera disiplinore, do ta shpall ndeshjen të humbur në tavolinë. Nëse përsëritet, zbret një kategori më poshtë’.
Ndërkohë, Tirana e përfundoi ndeshjen me atë rezultat që dihet, me problematikat që dihen. Kështu që nuk e prek fare argumentimin e Lorenc Jeminit.
Lorenc Jemini: Kjo që thotë Ylli, e para nuk qendron, po fare ama. Sepse rregullorja është e qartë. Ajo që tha Aga janë vetëm 4 rreshta nga autoriteti i arbitrave. Unë e shpjegova, është e bardhë në të zezë.
Pse futesh në ca terrene që nuk të takojnë?! Si mund të replikoj unë me Yllin, ai futete në një fushë që nuk e njeh fare! Çdo kompeticion ka rregulloren e vet.
Në Angli nuk ekziston fare si koncept. Është skandal më vetë që një person si Ylli i jep kurajo edhe ekipeve të tjera! Ça flet mo, ça flet?!
