Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ 200 mijë euro në “arkat” e Dinamos, ofertë zyrtare për titullarin e Ilir Dajës (ZBULOHET SKUADRA)

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 200 mijë euro në “arkat” e Dinamos, ofertë
Karamba Gassama

Dinamo në këtë merkato janari mund të humbasë shërbimet e një prej lojtarëve kyç të skuadrës, por nga ana tjetër pritet të “kënaqë” xhepat. Kjo pasi për një prej futbollistëve të “bluve" ka mbërritur një ofertë zyrtare.

Dhe sipas “Supersport” bëhet me dije për Karamba Gassama. Ky i fundit me ekipin e Ilir Dajës ka mundur të luajë në 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka mundur të dhurojë edhe 2 asiste.

Dhe falë paraqitjeve të tij, Gazientep kërkon të sigurojë shërbimet e 21-vjeçarit. Madje ekipi turk ka ofruar 200 mijë euro për shërbimet e Karambas. Futbollisti shihet si një profil interesant për të përforcuar mesfushën dhe tashmë turqit presin vendimin e dinamovitëve.

Siç dihet lojtari nga Gambia prej 3 vitesh është pjesë e “Bluve” dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendosin drejtuesit e Dinamos për të ardhmen e tij.

E BUJSHME/ 200 mijë euro në “arkat” e Dinamos, ofertë
 

 

Poll

Lexo gjithashtu