Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Shqiptarët “pushtojnë” Italinë, “luftë” për 3 pikët në Serie A (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Shqiptarët “pushtojnë” Italinë,
Ardian Ismajli - Berat Gjimshiti/ Fotomontazh

Në Serie A do të luhen një sërë ndeshjesh, të cilat janë të vlefshme për javën e 19-të të kampionatit. Takime të luftuara janë në program dhe që marrin vëmendjen në Itali.

Në fushë do të zbresin edhe disa nga futbollistët e Kombëtares shqiptare, të cilët me ekipet e tyre do të synojnë vetëm 3 pikët. Spektakli ditën e sotme në Serie A do të nisë me Berat Gjimshitin. Atalanta e tij do të luajë në transfertë ndaj Bolognas me sfidën që fillon në orën 18:30.

Paralelisht do të luhet edhe Napoli – Verona, ku Amir Rrahmani do të jetë si gjithmonë titullarë në mbrojtje dhe do të tentojë të ndalë sërish kundrshtarët. Ndërkohë në orën 20:45 e gjitha skena do të jetë për 3 përballjet të tjera.

Lazio do të presë Fiorentinën, ndërsa Parma do të duelojë me Inter. Gjithashtu Torino e Ardian Ismajlit dhe Kristjan Asllanit do të përballet me Udinese.

Shqiptarët “pushtojnë” Italinë,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu