Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

500 mijë euro në “xhep” dhe me “BISHËN” në sulm, Tirana bën “bingo” me sulmuesin afrikan

Shkruar nga NEWSPORT
500 mijë euro në “xhep” dhe me “BISHËN”
Tirana

Sulmuesi liberian Emmanuel Ernest është transferimi më i “freskët” te ekipi i Tiranës. 25-vjeçari vendosi të ndërpres kontratën me skuadrën e USM Alger në Algjeri në fillim të këtij viti.

Interesante është se në qershor të vitit 2025, Ernest ishte pjesë e Tiranës, ndërsa USM Alger i ofruan 500 mijë euro bardhebluve për kartonin e afrikanit.

Në një situatë të tillë, kryeqytetasit nuk hezituan dhe përiftuan kuotën në fjalë. Vetëm pas disa muajësh, “rekordmenët” e Shqipërisë firmosin sërish me sulmuesin nga Liberia, falas.

Më shumë se sa thjeshtë të fituar, 500 mijë euro në “xhep” dhe “armë” shtesë në sulm. Në llogarin e tij në rrjetin social “Instgaram”, Emmanuel Ernest i ka vendosur vetes “nofkën” si “bisha vrasëse”.

Pas 18 javësh në Superiore këtë sezon, Tirana mban vendin e fundit me 10 pikë, 9 më pak për të dalë nga “zona e ftohtë”.    

Poll

Lexo gjithashtu