Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Gaz Demi gati të SURPRIZOJË Superioren! Karrigia bosh e Drejtorit Sportiv “pronotohet”, ish-i i Tiranës drejt të kuqve

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Gaz Demi gati të SURPRIZOJË Superioren! Karrigia bosh e
Fotomontazh/ Presidenti i Partizanit, Gaz Demi & Stema e KF Tirana

Partizani është pa një Drejtor Sportiv, që prej largimit të Arbër Abilaliajt. Ndërkohë që kjo situatë duket se po merr fund. Burime jozyrtare për “Newsport.al”, mësojnë se klubi i kuq ka "piketuar" drejtorin e ri.

Bëhet fjalë për Agim Ibraimin, i cili së fundmi ka mbajtur këtë rol tek rivalët e përjetshëm, Tirana. Megjithatë, rezultatet e dobëta bënë që klubi bardheblu të përfundonte bashkëpunimin me Ibraimin.

EKSKLUZIVE/ Gaz Demi gati të SURPRIZOJË Superioren! Karrigia bosh e
Agim Ibraimi

Ndërkohë që tashmë, tetovari përflitet për një marrëveshje të arritur me Partizanin. Pritet të shihet nëse Gaz Demi do t’i besojë ish-it të Tiranës “karrigen” që prej kohës tek të kuqtë është e boshatisur, pasi asgjë nuk është ende e sigurt. 

Nëse diçka e tillë do të ndodhte, padyshim që do të ishte një nga surprizat e Superiores për këtë sesion merkatoje. Kalimet nga Tirana te Partizani gjithmonë kanë bërë bujë, e sidomos tashmë kur bëhet fjalë për poste drejtuese.  

 

Poll

Lexo gjithashtu