Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

EKSKLUZIVE/ Kampion me Partizanin, ish-kapiteni i kuq në bisedime për RIKTHIMIN e shumëpritur

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Kampion me Partizanin, ish-kapiteni i kuq në bisedime për
Egzon Belica

Egzon Belica është momentalisht pa ekip. Ditën e sotme, klubi i Shkëndijës së Tetovës njoftoi përfundimin e bashkëpunimit me 35-vjeçarin, i cili tashmë është i lirë në tregun e transferimeve.

Megjithatë, Belica ka nisur menjëherë lëvizjet për të nisur një aventurë të re. Burime për “Newsport.al” bëjnë me dije se ish-kapiteni i Partizanit, është në bisedime për një rikthim të mundshëm te Rabotnicki.

Klubi maqedonas dhe qendërmbrojtësi janë duke biseduar për një marrëveshje të mundshme, për të bërë të mundur rikthimin e tij tek ekipi që ka mbajtur gjithashtu shiritin e kapitenit, ashtu si tek Partizani.

Kujtojmë se Belica shkëlqeu me fanellën e “Demave të Kuq”, duke u shpallur kampion i Superiores në sezonin 2018/2019. Ndërkohë që rikthimi i tij te Rabotnicki do të gëzonte pamasë tifozët e ekipit në fjalë, të cilët e simpatizojnë ende ish-kapitenin e tyre.  

Poll

Lexo gjithashtu