Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rikthim i BUJSHËM në Superiore! Tirana e PAPËRMBAJTSHME në merkato, gati firma me ish-in e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim i BUJSHËM në Superiore! Tirana e PAPËRMBAJTSHME në
Endri Cekici

Tirana është padyshim klubi më aktiv në merkaton e janarit. Pas dy rikthimeve të bujshme të Ernest dhe Redon Xhixhës, klubi bardheblu është gati që të rikthejë në Superiore një tjetër emër cilësor.

Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Pogradecit dhe Teutës, Endri Çekiçin. Sipas “Talentet Shqiptare”, Çekiçi i cili ishte shok ekipi me Xhixhën te Belouzidad në Algjeri, po mendon rikthim në Shqipëri, për shkak se do të martohet me moderatoren Megi Pojani.

Në këto kushte, Tirana kërkon të përfitojë nga situata, për të afruar në ekip një lojtar mjaft cilësor. Edhe pse kryeqytetasit janë në “pole position”, në garë për shërbimet e 29-vjeçarit janë edhe Egnatia me Flamurtarin.

Poll

Lexo gjithashtu