Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dritan Mehmeti nuk “fal” Dinamon dhe u merr mijëra euro, ish-trajneri u jep “goditjen” e fundit dinamovitëve (ÇËSHTJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Dritan Mehmeti nuk “fal” Dinamon dhe u merr mijëra euro,
Dritan Mehmeti

Dinamo është “goditur” fort nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS). Ky filim vit ka nisur me një lajm të keq financiar.

Kjo ka të bëjë me Dritan Mehmetin. Ish-trajneri i dinamovitëve u largua nga “Blutë” pas më shumë se dy vitesh dhe në një deklaratë për “Top Channel” thekson se i është larguar padrejtësisht. Nga largimi i njëanshëm në atë kohë, Mnehmeti vendosi të merrte të drejtën e tij.

“Kisha vendosur t’i sfidoja për dinjitetin tim…” ka deklaruar, i cili tashmë ka fituar tëë gjithë kontratën që i takonte në sezonin 2023-2024. Siç dihet Mehmeti mori drejtimin e Dinamos pas largimit të Gigi Di Biaggio në fund të fazës së parë të kampionatit.

Në atë sezon Dinamo u rendit në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit, duke i shpëtuar kështu “Play-Out”. Dhe në fund të atij sezoni pati një rinovim automatik të kontratës së Mehmetit për sezonin pasardhës 2024/2025 edhe pse në fshehtësi, drejtuesit dinamovit synonin të vinin në krye të stolit të tyre Ilir Dajën, trajnerin aktual.

Dhe gjithçka nis këtu. Pas 2 javëve të para të kampionatit, saktësisht në gusht të 2024, drejtuesit e Dinamos largojnë Mehmetin për Ilir Dajën. Për padrejtësinë që iu bë, Mehmeti kaloi situatën në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, e cila më pas i dha të drejtën e një shpërblimi financiar prej 12.000 eurosh.

Një shifër kjo për të cilën nuk ishte aspak dakort ish-trajneri i Bluve, i cili e kaloi më pas çështjen në CAS. CAS-s, ka zbardhur vendimin ku i ka dhënë plotësisht të drejtë dhe një kompensim të të gjithë kontratës, duke penalizuar Dinamon me 39.000 euro plus 10% të kamatvonesa. Ndërkohë që sikur mos mjaftojë kjo, Dinamo do të duhet ta paguaj këtë shumë brenda një afati kohor, maksimumi për 2 javë, për të mos patur më pas penalizime sportive që kalojnë tek zbritja e pikëve.

“Ishte një “betejë” dinjiteti më tepër se financiare, unë nuk jam në garë me trajnerët e tjerë, por të paktën doja të respektohej puna ime nga drejtuesit”, ka theksuar për “Top – Channet” ish-i i dinamovitëve.

Poll

Lexo gjithashtu