Tirana vazhdon të përforcohet në këtë merkato. Bardheblutë këtë herë kanë “peshkuar” te rivalët.
Kryeqytetasit mësohet se kanë firmosur me një portier dhe bëhet fjalë për Klajdi Kuka. Ky i fundit vendos të largohet nga Egnatia dhe t’i bashkohet bardhebluve. Mungon ende konfirmimi nga palët, teksa në ditët e ardhshme pritet të bëhet diçka e tillë.
Siç dihet Kuka nuk ka mundur të luajë asnjë sekondë me rrogozhinasit në këtë sezon, pasi siç dihet titullarë te kampionat është Mario Dajsinani dhe për shkak të formës së mirë t ëish-it të Laçit, Kuka nuk ka mundur të marrë minuta.
Ndërkohë sa i takon Kukës, në Shqipëri ka luajtur për disa ekipe, ku ka veshur fanellën e Laçit, Elbasanit, Flamurtarit, Tërbunit, Besës, Dinamos, Turbinës, Vorës, Kastriotit dhe Tomorit. Ndërkohë interesant është fakti që 35-vjeçari është formuar te Tirana dhe në të kaluarën ka qenë pjesë e bardhebluve dhe transferimi në këtë merkato është një rikthim për të në “shtëpi”.
