Renaldo Torraj
Renaldo Torraj ditën e djeshme u largua nga Teuta drejt Vorës. Palët mes tyre ndërprenë bashkëpunimin me marrëveshje, duke ndarë kështu rrugët mes tyre.
Por vetëm pak minuta më parë ka ardhur edhe një postim falenderues nga klubi durrsak për ish-futbollistin. “Djemtë e Detit” e falenderojnë për kontributin e dhënë, ndërsa i urojnë suksese në vazhdim.
“KF Teuta bën me dije se bashkëpunimi me futbollistin Renaldo Torraj ka përfunduar. Vendimi është marrë me marrëveshje dhe hyn në fuqi menjëherë.
KF Teuta e falenderon lojtarin për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar, duke i uruar suksese në rrugëtimin e tij sportiv.
Faleminderit Renaldo”, ka shkruar klubi.
View this post on Instagram
Poll
