Klajdi Kuka është futbollisti më i ri i Tiranës. Portieri vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Egnatian për të nisur një të re me fanellën e bardhebluve, po në Superiore.
35-vjeçari vjen në kryeqytet si kampion në fuqi, pasi ishte pjesë e rrogozhinasve sezonine shkuar, kur u shpallën kampionë për herë të dytë radhazi. Eksperienca e tij vlerësohet nga Tirana, duke e bërë kështu pjesë të skuadrës.
Kujtojmë se Kuka e ka nisur karrierën pikërisht te Tirana, për të luajtur më pas me skuadra të tjera në Shqipëri. Ai ka mbajtur veshur fanellën e Tomorit, Tërbunit, Kastriotit, Vorës, Turbinës, Dinamos, Besës, Laçit, Flamurtarit dhe Elbasanit.
Ndërkohë që nga viti 2013 në atë 2014, ai ka luajtur në Gjermani me ekipin e SF Duren.
