Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ofertë për titullarin e Elbasanit, klubi gati të mbushë “arkat” me transferimin

Shkruar nga NEWSPORT
Ofertë për titullarin e Elbasanit, klubi gati të mbushë
Blaise Tsague

Blaise Tsague mund të bëhet shitja e parë e Elbasanit në merkato. 25-vjeçari mban peshën kryesorë të skuadrën verdheblu dhe si i tillë është një nga titullarët e padiskutueshëm të skuadrës.

Falë paraqitjeve të tij pozitive në Superiore ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të huaja. Mësohet se për të ka interesime nga një ekip i huaj, emri i skuadrës aktualisht nuk zbulohet ende.

Klubi dëshiron të përfitojë financiarisht dhe nuk do të ishte kunder një transferimi të sulmuesit jashtë Shqipërie. Siç dihet Tsague në këtë sezon ka luajtur në 17 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 1 asist.

Nëse ky transferim do të realizohej, atëherë Elbasani do të bënte edhe shitjen e parë zyrtare, ku do të “mbushte arkat” e klubit nga shërbimet e 25-vjeçarit. Gjithsesi në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë pistë dhe çfarë do të ndodhë mes palëve.  

Poll

Lexo gjithashtu