
Derbi i kryeqytetit do të luhet ditën e shtunë në “Air Albania”, ora 20:00.Tirana do të sfidojë Partizanin në sfidën më me rivalitet në futbollin shqiptarë.
Emocionet e këtij takimi prej ditësh kanë nisur të ndjehen dhe tashmë në çdo rrugë dëgjohet të flitet për SUPERSFIDËN e javës së 6-të të Superiores. Mbështetja e tifozëve nuk pritet të mungojë dhe për këtë mbështetësit e Tiranës kanë bërë një postim në rrjetet sociale.
“Tirona Fanatics” nëpërmjet postimit kanë treguar orën kur do të mblidhen dhe vendin nga ku do të nisin marshimin e tyre drejt “Air Albania”.
“Te shtunen per spektaklin e rradhes!
Grumbullimi fillon prej ores 14:00 ne "Fanclub" te Selvia. Kortezhi niset nga qendra e Kryeqytetit ne oren 18:00!
Te gjithe bashke, per dominimin e zakonshem pertej 90minutave!
Me Fanatics - Per Tironen!
"Qe prej kohes komu*izmit...", thuhet në postimin e “Tirona Fanatics”.
View this post on Instagram