Superdueli i kësaj jave në futbollin shqiptar është ai mes Tiranës e Elbasanit, të hënën në orën 19:00 në ‘Air Albania’, e vlefshme për javën e 5-të të Superiores.
Një ndeshje që vë përballë dy skuadra të traditës, por mbi të gjitha, dy tifozëri rivale të përbetuara që kanë nisur ‘shkëndijat’ që në fundin e sezonit të shkuar kur Elbasani siguroi rikthimin në elitë.
Tashmë që dueli është në axhendën e rradhës, dy palët kanë bërë thumbimet e tyre. Fillimisht ishin verdheblutë, ndëra tani rradha ishte edhe për ultrasit e kryeqytetit, Tirona Fanatics.
“Te honen e rradhes kunder dylberave ne "Air Albania"! Te gjithe aty per spektaklin e leksionet e rradhes! Pasneser ka shkolle”, shkruan tifogrupi bardheblu.