
Dinamo
Te Dinamo kanë marrë një lajm aspak pozitiv. Rustem Hoxha është dëmtuar gjatë një seance stërvitore dhe kjo është një “goditje” e rëndë për Ilir Dajën.
Në pamje të parë duket një dëmtim shumë serioz në gju, i cili do ta mbajë larg fushave për disa muaj. Kapiteni i ekipit humbet kështu ndeshjet në Europë me dinamovitët, por me shumë gjasa ka mbyllur edhe sezonin.
Gjithsesi lojtari do t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore, ku do të bëjë edhe rezonancën magnetike për të mësuar më mirë shkallën e dëmtimit. Me dëmtimin e Hoxhës tashmë te Dinamo vënë “duart në kokë”, pasi do të jenë të detyruar të luajnë pa kapitenin dhe duhet të nisin punën edhe për zëvendësuesin e tij.
Poll