
Tirana pas barazimit me Partizanin në derbi do të kërkojë doemos fitoren ndaj Skënderbeut, duel ky që do të luhet në “Air Albania” ditnë e dielë në orën 19:00. Një sfidë shumë e rëndësishme për ekipin e Bledi Shkëmbit, të cilët do të kërkojnë fitoren e parë sezone.
Mbështetja e tifozëve nuk pritet të mungojë, teksa “Tirona Fanatics” janë gati për skektaklin e radhës. Nëpëmjet një postimi në rrjetet sociale shkruajne se këtë javë nuk do të flitet për asgjë tjetër veçse për ndeshjen e Tironës dhe asnjë nuk duhet të mungojë në stadium.
“Te dielen TIRONA lu te rradhes kunder kernackave!
Fanatics e gjithe populli bardhe e blu do te jene aty! Ne perkrahje te identitetit te Kryeqytetit!
Gjate kesaj jave nuk duhet te flitet per asgjo tjeter vec ndeshjes se se dieles ku cdo tifoz bardhe e blu duhet te jete ne "Air Albania" ne mbeshtetje te ngjyrave madheshtore bardhe e blu, per mbeshtetjen masive e spektakolare sic TIRONA e meriton!
Ne jena KRYEQYTETI e te gjithe te tjeret jane detaje.
Drejt titullit te 30!
Te dielen, ne oren 19:00 ne "Air Albania", vetem per emrin e modh te Tirones vetem per KRYEQYTETIN!”, thuhet në postimin e “Tirona Fanatics”.
View this post on Instagram