Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

TË PAPËRMBAJTSHËM TE TIRANA/ Diskutohen detajet e fundit, sulmuesi që i ka shënuar “lumë” golash Partizanit drejt rikthimit në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
TË PAPËRMBAJTSHËM TE TIRANA/ Diskutohen detajet e fundit,
Redon Xhixha

Tirana në këtë merkato është skuadra që po bën lëvizjet më të shumta, në mënyrë që të shmangë rënien në Kategorinë e Parë. për të bërë të mundur qëndrimin në Superiore, duhen futbollistë me cilësi dhe që e njohin shumë mirë elitën.

Për këtë bardheblutë do të bëjnë goditjen “big” në këtë merkato. Mësohet se klubui kryeqytetasd është shumë afër rikthimit të Redon Xhixhës në Superiore. Madje bëhet me dije se palët po diskutojnë mes tyre detajet e fundit të marrëveshjes dhe shumë shpejt pritet që mes tyre të arrihet akordi.

Sulmuesi siç dihet ka shkëlqyer sezone më parë me fanellën e bardhebluve, teksa nga klubi u largua në janar të 2023 drejt Azerbajxhianit te Qarabag, teksa aktualisht është pjesë e CR Belouizdad, ku ka luajtur vetëm në 5 ndeshje.

Mungesa e minutazhit dhe hapësirat e munguara “detyrojnë” futbollistin të kërkojë një tjetër ekip dhe rikthimi te Tirana, në një ambient që e njeh mirë do të ishte ideali për të për të rigjetur formën e dikurshme.

Siç dihet Redon Xhixha mbahet mend nga të gjithë tifozët e Tiranës, madje edhe nga ato të Partizanit, pasi 27-vjeçari u ka shënuar disa gola në derbet e kryeqytetit. Rikthimi i mundshëm i tij te Tirana padiskutim do të “lëkunde” shumë “themelet” e Partizanit dhe çdo rivali tjetër të bardhebluve në kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu