
Superiorja javën që kaloi nisi sezoni e ri. Vllaznia, Partizani dhe Elbasani ia dolën të siguronin 3 ikët, ndërsa Tirana e Bylisi u ndanë në barazim, teksa Teuta – Dinamo është shtyrë për datën 5 shtaror.
Por tashmë kampionati do të rikthehet sërish në fundjavë. Saktësisht të shtunë dhe të dielë për të zhvilluar kështu edhe ndeshjet e javës së dytë.
Duele mjaft të luftuara dhe emocionuese janë në program, teksa do të zhvillohen në dy orare të ndryshme. Gjithçka do të nisë ditën e shtunë me duelin mes Flamurtarit dhe Bylisit. Përballje kjo që do të zhvillohet në Vlorë në stadiumin “Flamurtari” në orën 17:00. Si vlonjatët ashtu edhe ballshiotët do të kërkojnë edhe fitoren e parë të këtij sezoni.
Në orën 20:00 në këtë ditë do të luhet paralelisht në Tiranë dhe Rrogozhinë. Në “Arenën e Demave” do të sfidohen mes tyre Partizani – Teuta, ndërsa në “Egnatia Arena” vihen përballë Egnatia – Elbasani.
Ndërkohë për të dielën janë rezervuar dy përballje të tjera mjaft interesante. Në orën 17:00 do të luhet në Laç, ku Vora pret Tiranën, ndërsa në orën 20:00 do të përballen Dinamo e Ilir Dajës me Vllazninë në “Elbasan Arena”.
JAVA 2
E shtunë, 30 gusht
Flamurtari – Bylis, 17:00, Stadiumi Flamurtari
Partizani – Teuta, 20:00, Arena e Demave
Egnatia – AF Elbasani, 20:00, Arena Egnatia
E diel, 31 gusht
Vora – Tirana, 17:00, Stadiumi Laçi
Dinamo City – Vllaznia, 20:00, Elbasan Arena