Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Stadiumi për sfidën Partizani – Tirana mbetet "pezull", policia ka në dorë “fatet” e derbit të kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
Stadiumi për sfidën Partizani – Tirana mbetet
Partizani, Guerrils (m) / Tirana, Fanatics (d)

Jemi në javën ku derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur të “paralizojë” kryeqytetin. Duel ky që është parashikuar të luhet ditën e dielë në orën 20:00.

Por si një ndeshje me shumë rivalitet dhe që pritet të jetë e luftuar si në fushë edhe në tribuna ende nuk është vendosur se ku do të zhvillohet. “Arena Kombëtare” nuk është në gjendje të presë ndeshje, pasi po rinovohet dhe në këto kushte të kuqtë kanë si opsion “Arenën e Demave”. Interesi i vogël nga tifozët në derbet e fundit ka bërë që të kuqtë të kërkojn që këtë takim ta luajnë në stadiumin e tyre, i cili ka një kapacitet prej 4 mijë ulesësh.

Pavarësisht dëshirës së të kuqve, kjo ndeshje tashmë është në dorën e policisë. Nëse këto të fundit do të marrin përsipër sigurinë e kësaj sfide, atëherë mund të luhet në “Arenën e Demave”, por në të kundërt, detyrimisht do të duhet të zhvendosen në një tjetër impiant.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga