
Ekipet e Superiores kanë kthyer mënjeherë fokusin te duelet e radhës në kampionat. Kështu java e 32-të do të luhet e ndarë në 2 ditë.
Saktësisht me 30 dhe 31 mars, ku sfida mjaft të luftuara dhe delikate janë në program. Të dielën do të zhvillohen 3 sfida.
Gjithçka do të nisë me përballjen mes Skënderbeut dhe Dinamos në orën 17:00, ndërsa në orën 20:00 do të luhet paralelisht në Shkodër dhe Tiranë. Në “Loro Boriçi” do të sfidohen mes tyre Vllaznia – Teuta, ndërsa në “Arenën e Demave” vihen përballë Partizani – Laçi.
2 sfidat e tjera do të luhen ditën e hënë në 2 orare të ndryshme. Bylisi pret Egnatian në “Adush Muça” në orën 15:00, ndërssa Elbasani do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Tiranës, takim ky që do të startojë në orën 18:00.
