Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Sot kishim VAR-in kundër", Bledar Devolli me sytë nga Kupa: Ndaj Tiranës nxjerrim luanin

Shkruar nga NEWSPORT
"Sot kishim VAR-in kundër", Bledar Devolli me sytë nga Kupa:
Bledar Devolli

Ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore” është mbyllur me fitoren e korçarëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”, përfundoi me triumfin 0-2 të Skënderbeut. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Kukësit, Bledar Devolli.

“Normal që ndjejmë keqardhje dhe zhgënjim pasi mund të kishim një shpresë të vogël te kampionati, por jam i kënaqur prap. Mendoj se kemi bërë ndeshjen më të mirë që kur kam ardhur te Kukësi, sidomos në pjesën e parë. Kemi rrezikuar ashtu siç punojmë, por edhe me goditje standarde. Kemi patur fatin e keq te sistemi VAR pasi i kemi episodet kundra”, tha fillimisht Devolli.

Mendon se lojtarët e kishin mendjen te Kupa dhe ruajtën energji?

“Është e vërtetë, sepse mendjen e kemi te ndeshja e të mërkurës. Ndërrimet ishin për të rifreskuar lojtarët. Përgatitemi për ndeshjen e Kupës pasi është fati i një sezoni”.

Sa do ndikojë humbja?

“Kjo s’do ndikojë në Kupë, mezi po e presim ndeshjen si unë dhe çunat pasi e di që do nxjerrin luanin që kanë përbrenda. Sigurisht që kemi një luan. Përderisa merremi me këtë punë sigurisht që besojmë te stafi dhe puna e djemve. Do punojmë akoma më mirë për aksionet, goditjet standarde, kam besim si asnjëherë tjetër”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga