Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Si në kohët e vjetra", Guerrilsat njoftojnë udhëtim masiv për transfertën e Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
"Si në kohët e vjetra", Guerrilsat njoftojnë
Ultras Guerrils

Partizani luan nesër ndaj Laçit në transfertë. Takimi nis në mesditë në orën 13:30 dhe prani e një “furie” të kuqe pritet.

Ultras Guerrils kanë postuar në rrjetet sociale një foto nostalgjike nga një transfertë e mëparshme në Laç. Në foto duket prania e madhe në shkallët e stadiumit të qytetit verior, gjë që tifozët e kuq dëshirojnë ta realziojnë prapë në stolat blu. Grupimi ultras në mbështetje të “Demave” ka konfirmuar udhëtimin me qëllim fitoren ndaj kurbinasve.

Si për ta bërë më melankolike situatën, ultrasit e kryeqytetasve kanë theksuar se duhet kryer një transfertë të shtunën si në kohët e vjetra. Detajet më të imtësishme me siguri do të postohen më vonë nga Guerrilsat sa i takon atyre që do të ndërmarrin këtë udhëtim nga Tirana.

Partizani ndodhet në vend të dytë të renditjes, 1 më pak se Egnatia. Suksesi është vital sa i takon luftës për titull, ndaj për djemtë e Veselinovic llogariten vetëm pikët e plota si objektiv.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga