
Shoqata Rajonale Shkoder
Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër do të zhvillojë nesër punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, duke qenë e fundit nga 8 Shoqatat Rajonale që zhvillojnë punimet çdo vit.
Gjatë Asamblesë do të shqyrtohet raporti mbi aktivitetet e Shoqatës, miratimi i pasqyrave financiare dhe buxhetit për vitin 2025, ndryshimi i emblemës së SHRF Shkodër, si dhe zgjedhja e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF Shkodër në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.
Gjithashtu, do të diskutohen çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin dhe zhvillimin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër.
Poll