
Partizani luajti ditën e shtunë një ndeshje miqësore me Besën e Kavajës. Këto të fundit triumfuan 3-2 ndaj “Demave”, por në këtë përballje diçka tjetër mori vëmendjen.
Xhuliano Skuka dhe Garcia e nisën këtë përballje të dy nga minuta e parë. Kjo është hera e parë mes tyre që luajnë sërish së bashku pas sherrit që ndodhi në duelin me teutën.
Por drejtuesit dhe stafi kanë marrë vendimin e papritur për sulmuesin dibranë. Ky i fundit këtë sezon ishte graduar kapiten i skuadrës, por në miqësoren me Besën, shiriti i kapitenit ndodhej në krahun e Pano Qirkos.
Një vendim, i cili vjen si shkak i sherrit të Skukës me shokun e skuadrës. Tashmë me kuriozitet mbetet të shihet nëse në sfidën e javës së 3-të që Partizani do të luajë me Vllaznisë se kush do të mbajë shiritin e kapitenit.