Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

'Sakrifikohet' Aleksi, mungesat ‘masakrojnë’ Egnatian ndaj Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
'Sakrifikohet' Aleksi, mungesat ‘masakrojnë’ Egnatian
Egnatia

Egnatia do të presë Partizanin nesër në orën 15:00 për javën e 31-të të Superiores. Rrogozhinasit kërkojnë një rezultat pozitiv për të soliduar pozitën e vendit të parë.

Nuk do të jetë aspak e lehtë, jo vetëm sepse përballë kanë kampionin në fuqi, por në këtë 90 minutësh u duhet të bëjnë pa 4 futbollistë, 3 prej të cilëve titullar.

Poll

Sebastian Spahiu është mungesa e madhe, ylli i sulmit është pezulluar me 3 ndeshje nga Disiplina për ngjarjet ndaj Erzenit, ndërsa mbrojtësit Dulysse e Xhemajli vijojnë të jenë të dëmtuar. Mario Gjata është ende në fazë rikuperimi dhe skenari më i mirë i mundshëm është që ai të jetë maksimumi në stol.

Në rrethana të tilla, trajneri Tetova duhet të ‘arnojë’ formacionin dhe i sakrifikuari pritet të jetë Albano Aleksi i cili do të spostohet në mbrojtje krah Malotës. Alessandro Ahmetaj do të zërë vendin e tij në mesfushë, ndërsa një mes Joel e Drame do t’i bashkohet Montenegros e Ibrahimoglu në sulm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga